Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

AUTORITETE DREJTUESE TË UNIKO PRITËN NË TAKIM PËRFAQËSUES TË QENDRËS SË KOORDINIMIT KUNDËR  EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM

Në datën 27 tetor 2020, autoritete drejtuese të UNIKO pritën në mjediset e Rektoratit përfaqësues të Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, e cila ka për mision zhvillimin e kapaciteteve të aktorëve të ndryshëm të përfshirë në veprimet kundër ekstremizmit të dhunshëm, ruajtjen dhe promovimin e vlerave të tolerancës dhe të harmonisë fetare, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, shtetit të së drejtës dhe demokracisë, si dhe mbrojtjen e shoqërisë shqiptare nga ekstremizmi i dhunshëm. Koordinatorja e Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ekspertja Eda Buci, tha se qendra CVE është duke zhvilluar një tur takimesh në Rektorate dhe në Universitete publike e private të Shqipërisë, ku po diskuton në lidhje me ngritjen e grupeve të punës  që do të merren me trajtimin e tematikës në çdo universitet, nën koordinimin e qendrës CVE, organizime tryezash pune me përfaqësues të universiteteve për hartimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, krijimin  e një moduli dhe integrimin e tij në programet “Master”, duke trajtuar tema që krijojnë kapacitetet në kuadër të identifikimit dhe parandalimit për studentët që nesër do të jenë aktorë të vijës së parë etj. Në fjalën e saj zëvendësrektorja për shkencën dhe projektet, dr. Benita Stavre u shpreh se UNIKO mirëpret çdo lloj bashkëpunimi, i cili e afron Universitetin me komunitetin. Ajo i njohu ata me programet e studimit që ofrohen në fakultetet e UNIKO, kryesisht ato programe të cilat krijojnë hapësira për këtë lloj bashkëpunimi dhe theksoi se leksionet e hapura, tryezat e rrumbullakëta apo përfshirja e studentëve në trajnime të ndryshme që e lidhin qendrën me komunitetin do të ishin shumë dobiprurëse në këtë bashkëpunim.

Edhe dekanët e fakulteteve të UNIKO, të pranishëm në takim u shprehën të gatshëm të ofrojnë mbështetjen e tyre për realizimin me sukses të këtij bashkëpunimi.

Leave a Reply