AMBASADORI I REPUBLIKËS SË AZERBAJXHANIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRSIË, Z. ANAR HUSEYNOV VIZITOI UNIVERSITETIN ‘FAN S. NOLI”

Në datën 6 qershor 2026 Ambasadori i Republikës së Azerbajxhanit në Republikën e Shqipërsië, z. Anar Huseynov vizitoi Universitetin ‘Fan S. Noli”. Ai u prit në takim nga rektori, prof. dr. Lorenc Ekonomi dhe zëvendësrektoret, prof. as. dr.Lorena Zeqo dhe dr. Aida Mosko.

Gjatë bisedës, Rektori e njohu Ambasadorin me veprimtarinë që zhvillon Universiteti “Fan S. Noli” në përgjithësi, si dhe me prioritetet kryesore për zhvillimin e tij.
Ndërsa u fol për rolin e arsimit si urë bashkëpunimi, z. Ambasador u shpreh i gatshëm për të ofruar mbështetjen e tij në krijimin e hapësirave për partneritete midis UNIKO dhe universiteteve të Azerbajxhan-it me qëllim bashkëpunimin ndërinstitucional në veprimtari e projekte të përbashkëta, në organizimin e leksioneve të hapura, në mobilitete të stafit e studentëve etj. U theksua se bashkëpunimi midis dy vendeve lidhet tashmë edhe me projektin NUR (National Urban Reticulation) në kuadër të të cilit Universiteti “Fan S. Noli” do të jetë një prej përfituesve të drejtpërdrejtë të tij, çka pritet të sjellë ndikime pozitive dhe të ndjeshme në aspektin ekonomik dhe mjedisor.

Previous Post
Thirrje të reja COST