Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

ALEANCA FRANCEZE, AGJENCIA UNIVERSITARE E FRANKOFONISË DHE UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” ORGANIZUAN KONKURSIN “POUVEZ-VOUS DEVENIR FRANÇAIS” ME PJESËMARRJEN E NXËNËSVE TË GJUHËS FRËNGE TË SHKOLLAVE TË MESME “RAQI QIRINXHI” DHE SHKOLLËS SË GJUHËVE TË HUAJA “FAIK KONICA”, KORÇË

Në datën 1 mars 2022 në mjediset e Amfiteatrit të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë u zhvillua konkursi “Pouvez-vous devenir français?” organizuar nga Aleanca Franceze e Korçës, Universiteti “Fan S. Noli” dhe Agjencia Universitare e Frankofonisë. Pjesëmarrësit në konkurs i përshëndeti fillimisht përgjegjësja e departamentit të Gjuhëve të Huaja, phd. Daniela Stoica, e cila i njohu edhe me mundësitë që ofron universiteti ynë dhe departamenti në mësimin e gjuhës dhe kulturës frënge. Nxënësve u uruan suksese në këtë konkurs edhe pedagogët e këtij departamenti, si dhe pedagogia, dr. Fabiola Kadi, njëkohësisht drejtore e Aleancës Franceze të Korçës. Ajo u shpreh se qëllimi i këtij konkursi është nxitja e të rinjve për të mësuar gjuhën frënge, e cila u krijon mjaft mundësi për studime universitare, si dhe në tregun e punës brenda e jashtë vendit. Universiteti “Fan S. Noli”, si pjesë e AUF-së, u ofron mundësi studentëve për mobilitete, trajnime dhe përvoja jo vetëm në universitetet franceze, por kudo në vendet frëngjishtfolëse.

Në fund të këtij konkursi për fituesit e tre vendeve të para do të ketë çmime interesante.

Leave a Reply