“FLORISTIC DIVERSITY IN THE STUDY OF LAKE OHRID ECOSYSTEM”(DIVERSITETI FLORISTIK NË STUDIMIN E EKOSISTEMIT TË LIQENIT TË OHRIT)-LEKSION I HAPUR NGA PROF. DR. HYSEN MANKOLLI

Në kuadër të projektit READ, “Vlerësimi i angazhimit të komunitetit në mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të Liqenit të Ohrit, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s (pjesa shqiptare)”, prof. dr. Hysen Mankolli, nga Maryland University at NOAA, SHBA mbajti një leksion të hapur me staf dhe studentë të departamentit të “Histori- Gjeografisë”, UNIKO.

Leksioni me temë “Floristic Diversity in the Study of Lake Ohrid Ecosystem”, u përqëndrua në pasurinë floristike, vlerat natyrore dhe biodiversitetin e Liqenit të Ohrit, si dhe në sfidat që lidhen me mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të tij.

Përtej njohurive akademike, veprimtaria u dha studentëve mundësinë të bëhen pjesë aktive e kërkimit dhe e jetës së komunitetit. Në vijim, ata do të angazhohen në punë në terren dhe në komunikimin me banorët e zonës, duke kontribuar në ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e një prej pasurive tona më të çmuara natyrore.

Universiteti “Fan S. Noli” mbështet kërkimin shkencor, bashkëpunimin me diasporën akademike dhe përfshirjen e studentëve në çështje me rëndësi për komunitetin dhe mjedisin.

 

 

Previous Post
DEPARTAMENTI I SHKENCAVE SOCIALE NË BASHKËPUNIM ME DEPARTAMENTIT E INFERMIERISË ORGANIZUAN SEMINAR SHKENCOR PËR NJE QASJE HOLISTIKE TË KANCERIT TË GJIRIT NË KUADËR TË TETORIT ROZË
Next Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI”, NË QENDËR TË DIALOGUT DHE BASHKËPUNIMIT AKADEMIK EVROPIAN