AKKSHI- Projekte të Infrastrukturës së Kërkimit Shkencor (PIKSH) 2026
Drejtues i projektit: Dr. Landi Gushi
Departamenti i Marketing- Turizëm, Fakulteti i Ekonomisë
Kohëzgjatja e projektit: 12 muaj
Përshkrimi i projektit:
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është krijimi dhe funksionalizimi i një Laboratori të Marketingut Digjital dhe Teknologjive Inovative, i cili do të shërbejë si infrastrukturë akademike dhe kërkimore për mbështetjen e mësimdhënies, praktikës, kërkimit shkencor të aplikuar dhe zhvillimit të inovacionit në fushën e marketingut digjital dhe sistemeve të teknologjisë së informacionit.
Objektivat e projektit:
- Të krijojë një infrastrukturë laboratorike moderne, të integruar dhe funksionale për marketingun digjital, të pajisur me teknologji të avancuar për analizën e të dhënave, krijimin përmbajtjeve digjitale dhe kërkimin shkencor të aplikuar.
- Të rrisë kapacitetet kërkimore të stafit akademik dhe studentëve, përmes realizimit të studimeve empirike, projekteve ndërdisiplinore, kërkimit të avancuar dhe publikimet shkencore në revista dhe konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Të promovojë përdorimin dhe integrimin e teknologjive inovative, si inteligjenca artificiale, realiteti virtual dhe i shtuar (VR/AR), analizat UX dhe pajisjet IoT, në studimin, eksperimentimin dhe aplikimin e marketingut digjital.
- Të forcojë bashkëpunimin me aktorë të jashtëm, përfshirë institucionet akademike, sektorin privat, biznesin lokal dhe organizatat publike, duke kontribuar në transferimin e njohurive, inovacionit dhe praktikave më të mira në fushën e marketingut digjital.
- Të sigurojë akses të hapur dhe përdorim të qëndrueshëm të infrastrukturës laboratorike, në përputhje me parimet e Open Science, udhëzimet e ESFRI dhe standardet europiane të kërkimit dhe inovacionit.
- Të mbështesë zhvillimin cilësor të programit Master Profesional në Marketing Digjital, duke ofruar mjedise praktike dhe teknologjikisht të avancuara për zhvillimin e aftësive profesionale dhe kompetencave digjitale të studentëve.

