Në datën 29 qershor 2026 në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane u prezantua projekti “Matematikë dhe Emocione: Një qasje për të kuptuar qëndrimet, ankthin, reduktimin e pasigurive dhe përmirësimit të përvojës në matematikë” i financuar nga të ardhurat e UNIKO
Sipas drejtueses se projektit dr. Danjela Braho qëllimi kryesor është të hulumtojë dhe t♪7 analizojë në mënyrë të thelluar ankthin matematik dhe qëndrimet e studentëve ndaj lëndës së matematikës, duke analizuar faktorët psikologjikë, socialë dhe arsimorë që ndikojnë në mënyrën se si studentët e perceptojnë, përjetojnë dhe angazhohen në këtë lëndë.
Gjatë prezantimit, ku morën pjesë anëtarët e ekipit të projektit, staf akademik dhe përfaqësues të Sektorit të Projekteve, Trajnimit Shkencor dhe Shërbimeve Terciare, u theksua rëndësia e studimit të dimensionit emocional të të nxënit të matematikës.
Projekti sjell një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e kërkimit shkencor në fushën e edukimit matematikor, duke ofruar të dhëna që universitetet mund t’i përdorin për përmirësimin e kurrikulave, metodologjive të mësimdhënies dhe shërbimeve mbështetëse për studentët.







