Departamenti i Shkencave Sociale
Drejtues i projektit: Dr. Suela Dinellari Ibraimllari
Kohëzgjatja e projektit: 12 muaj
Viti 2026
Qëllimi i projektit:
Ky studim ka për qëllim të ofrojë së pari një analizë të thelluar mbi situatën dhe nevojat e të moshuarve në Qarkun Korçë, duke vënë theksin në drejtim të identifikimit të problematikave, forcave dhe mundësive që kanë institucionet vendore dhe aktorët e tjerë në lidhje me shërbimet dhe mbështetjen për këtë grup moshë dhe së dyti të pilotojë një paketë shërbimesh, të ofruar në mënyrë vullnetare nga studentët. Këto shërbime do të identifikohen nga studimi dhe zbatimi i tyre do të realizohet me mbështetjen e Misionit Emanuel, partner i këtij projekti.
Ky studim synon të kontribuojë në zhvillimin e politikave dhe strategjive efektive që do të përmirësojnë kushtet e jetesës dhe mirëqenies së të moshuarve, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin e shoqërisë për rolin dhe rëndësinë e kësaj grupmoshe.
Objektivat specifikë të projektit:
- Të realizojë një analizë të kuadrit politik dhe normativ për moshën e tretë në nivel qendror dhe vendor
- Përgatitja e një raporti analitik mbi kuadrin politik/normativ në nivel qendror dhe vendor, duke identifikuar problematika dhe rekomandime të zbatueshme
- Rishikim i Planeve te Veprimit në të 6 bashkitë e qarkut
- Ekipi i ekspertëve do të analizojë dokumetat e politikave për moshën e tretë, Plani Kombëtar i moshimit, Plani i veprimit per secilën bashki; intervista me 6-8 aktorë kyç
- Siguron bazën faktike për reformim dhe harmonizim politikash në favor të moshës së tretë.
- Hartëzim i tipologjisë së shërbimeve ekzistuese dhe identifikimi i nevojave
- Hartëzim i shërbimeve për të moshuarit në 6 bashki, me katalogim tipologjish (banesë, komunitare, shëndetësore, sociale) dhe analizë përshtatjeje me nevojat.
- 1 databazë shërbimesh me indikatorë mbulimi socio-ekonomikë dhe shëndetësorë; 1 analizë GAP me 10 rekomandime prioritare.
- Mbledhje të dhënash nga bashkitë/ 6 intervista me ofrues shërbimesh
- Identifikimi i nevojave për shërbime nëpërmjet pyetësorëve që do të realizohen me të moshuarit
- Ndihmon planifikimin e shërbimeve të synuara dhe eficente
3. Pilotimi i shërbimeve komunitare
- Të pilotohet një paketë shërbimesh komunitare dhe në banesë për të moshuarit në të paktën 3 bashki të Qarkut Korçë deri në muajin e 12-të
- Krijimi i 3 modele shërbimesh pilot (vizita në banesë, aktivitete sociale, mbështetje digjitale)
- Maksimumi 200 të moshuar përfitues direkt

