LEKSION I HAPUR ME STUDENTËT DHE PEDAGOGËT E FAKULTETIT TË BUJQËSISË, I FTUAR PROF. DR. KAPLAN SULAJ, DEKAN I FAKULTETIT TË BIOTEKNOLOGJISË USHQIMORE, UBT

Në datën 29 maj 2026 në kudër të bashkëpunimit ndërinstitucional, studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Bujqësisë u bënë pjesë e leksionit të hapur,”Formimi dhe toksiciteti i akrilamidit në ushqime dhe sfidat e të ardhmes për mbrojtjen e konsumatorit” me prof. dr. Kaplan Sulaj, dekan i Fakultetit të Bioteknologjisë Ushqimore, Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Ky leksion u organizua nga departamenti Agroushqim, FB në lëndën e “Toksikologjisë Ushqimore”.

Gjatë kësaj ore të hapur profesor Sulaj u ndal në procesin e formimit të akrilamidit në produkte të ndryshme ushqimore, faktorët që ndikojnë në praninë e tij, si dhe efektet potenciale që kjo substancë mund të ketë në shëndetin e konsumatorëve. Ai trajtoi gjithashtu standardet dhe praktikat bashkëkohore për monitorimin dhe minimizimin e rrezikut nga akrilamidi në industrinë ushqimore, duke theksuar rëndësinë e sigurisë ushqimore dhe të mbrojtjes së konsumatorit.

Përmes një prezantimi të detajuar dhe diskutimeve interaktive me studentët, u sollën shembuj konkretë nga kërkimi shkencor dhe praktika profesionale, duke nxitur interesin e pjeswmarrwsve për problematikat aktuale të toksikologjisë ushqimore dhe sfidat që lidhen me garantimin e cilësisë së produkteve ushqimore.

   

 

Previous Post
PROMOVIM LIBRASH – Prof. Viktor Lami
Next Post
Shpallet procedura për vetëkandidim për anëtar të Këshillit të Etikës, për të gjithë personelin akademik, studentët dhe për personelin ndihmësakademik dhe administrativ