Hapet thirrje për mobilitet studentësh në Rumani

Alexandru Ioan Cuza University of Iasi, Rumani ka hapur thirrjen për mobilitet studentor me kohëzgjatje 1-javore në fushën e gjuhëve.

Studentët mund të realizojnë mobilitetin e tyre në njërin nga formatet e mëposhtme:

  • si pjesëmarrës në kurset e përzgjedhura të zhvilluara në gjuhën angleze, ose
  • si pjesëmarrës në një nga Programet Intensive të Kombinuara (Blended Intensive Programmes), (temat dhe datat do të komunikohen në një fazë të mëvonshme).

Mobiliteti mund të zhvillohet gjatë semestrit të vjeshtës ose atij të pranverës të vitit akademik 2026–2027.

Më shumë informacion në lidhje me universitetin pritës dhe studentët hyrës gjeni në lidhjet e mëposhtme:

https://www.uaic.ro/en/

https://www.uaic.ro/en/international/erasmus-programme/erasmus-incoming-students/

Studentët e interesuar duhet të dërgojnë në adresën: tkita@unkorce.edu.al dokumentet si më poshtë:

  • ID/pasaportë
  • Listë notash
  • Çertifikatë e gjuhës angleze (preferohen çertifikata të njohura ndëkombëtarisht)
  • Nr. celulari

Afati i fundit për aplikim: 05.06.2026

Për sqarime të mëtejshme ju mirëpresim në zyrën e projekteve, Rektorat, kati II.

Previous Post
SINCERE: Strengthening Integrity and Ethical Culture in Regional Higher Education
Next Post
SPORT, EDUKIM DHE PËRVOJË –STUDENTËT E PROGRAMEVE TË EDUKIMIT FIZIK NË PRAKTIKË PROFESIONALE