AKKSHI- Projekte Kombëtare të Kërkimit dhe të Zhvillimit (PKKZH) 2025
Drejtues i projektit: Prof.as.dr.ALKETA ZHEKU (PASHOLLI)
Departamenti i Financë-Kontabilitetit & Marketing – Turizmit
Faculty of Economics
Kohëzgjatja e projektit: 24 muaj
Përshkrimi i projektit:
Qëllimi kryesor i projektit është të promovojë zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm duke integruar praktika miqësore ndaj mjedisit në operacionet e bizneseve turistike. Projekti synon të ulë ndikimet negative mjedisore që vijnë nga sektori i turizmit, të përmirësojë efiçencën e përdorimit të burimeve natyrore dhe të ndihmojë bizneset në rritjen e qëndrueshmërisë ekonomike dhe sociale, si edhe të ndërgjegjësojë bizneset për përfitimet financiare që vijnë nga adoptimi i praktikave miqësore ndaj mjedisit në biznesin e tyre. Gjithashtu, projekti ka për qëllim të kontribuojë në arritjen e objektivave kombëtare dhe ndërkombëtare për qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen e mjedisit.
Objektivat e Projektit
- Të analizohen praktikat aktuale mjedisore:
- Të vlerësohen praktikat ekzistuese në sektorin e turizmit dhe ndikimi i tyre në përformancën ekonomike dhe mjedisore të bizneseve.
- Të identifikohen sfidat dhe pengesat:
- Të identifikohen barrierat me të cilat përballen bizneset në implementimin e praktikave miqësore ndaj mjedisit, duke përfshirë mungesën e fondeve, informacionit dhe trajtimit fiskal të favorshëm.
- Të ofrohen zgjidhje praktike:
- Të zhvillohen udhëzime dhe strategji për reduktimin e shpenzimeve dhe rritjen e eficiencës së bizneseve turistike duke aplikuar teknologji të avancuara dhe praktika të qëndrueshme.
- Të inkurajohet bashkëpunimi lokal:
- Të promovohen partneritete midis bizneseve, institucioneve publike dhe komunitetit lokal për të përforcuar zhvillimin e qëndrueshëm.
- Të rritet ndërgjegjësimi mbi qëndrueshmërinë:
- Të realizohen fushata informuese dhe trajnime për bizneset dhe klientët mbi rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe përfitimet financiare që vijnë nga kjo qasje.
- Të krijohen tregues të matshëm:
- Të zhvillohen mjete matëse për të vlerësuar ndikimin që adoptimi i praktikave miqësore ndaj mjedisit ka në uljen e kostove dhe rritjen e të ardhurave.
Përmes këtyre objektivave, projekti synon të transformojë sektorin e turizmit duke ofruar një model të ri të qëndrueshmërisë që mund të riprodhohet edhe në vende të tjera.

