NË FAKULTETIN E BUJQËSISË U PROMOVUA LIBRI “MEMORJE SHQIPTARE – NJË SHEKULL KËRKIME DHE INSTITUCIONE BUJQËSORE” I AUTORES PROF. DR. TATJANA DISHNICA

Në datën 9 prill 2026 në mjediset e Fakultetit të Bujqësisë u organizua një veprimtari për promovimin e librit “Memorje Shqiptare – Një shekull kërkime dhe institucione bujqësore” i autores prof. dr. Tatjana Dishnica.

Në takim morën pjesë drejtues të UNIKO, të pushteti vendor, institucioneve, staf dhe studentë të Fakultetit të Bujqësisë, specialistë të bujqësisë e të ftuar të tjerë.

Të pranishmit i përshëndeti fillimisht rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Lorenc Ekonomi. Ai përgëzoi profesore Tatjana Dishnicën për këtë libër, i cili sipas tij vjen në momentin e duhur. “Kur ne jemi dëshmitarë të nevojës së një kujtese institucionale, të një pasurie përvoje e rezultatesh të çmuara në vazhdimësi, të një pune kolosale plot mund e djersë, sakrificash të pamasa të shkencëtarëve, specialistëve, ekspertëve, kërkuesve, profesorëve e akademikëve të fushës së bujqësisë”.

Dekani i FB, prof. as. dr. Besnik Skënderasi u ndal në disa nga momentet kryesore të karrierës profesionale të profesore Dishnicës, ndërsa bëri edhe një përmbledhje të librit “Memorje Shqiptare – Një shekull kërkime dhe institucione bujqësore”. Libri vjen së pari me një dedikim kushtuar babait të saj të ndjerë, doktor Ymer Dishnicës dhe së dyti në shenjë mirënjohjeje për gjithë brezin e shkencëtarëve shqiptarë dhe punonjësve të tjerë të sektorit të bujqësisë që sakrifikuan shumë për këtë sektor gjatë një shekulli.

Në fjalën e saj prof. Tatjana Dishnica falënderoi Universitetin dhe Fakultetin e Bujqësisë për këtë organizim, ndërsa u shpreh se synimi është që ky botim të shërbejë si referencë për studiuesit, pedagogët dhe politikbërësit në fushën e bujqësisë. “Kam punuar mbi qindra dokumente arkivore dhe mbi përvojën time në administratë, për të sjellë një pasqyrë sa më të plotë të zhvillimeve në kërkim, këshillim dhe informacion bujqësor”. Më pas ajo mbajti edhe një leksion të hapur mbi këtë temë.   

 Vlerësime për librin, si edhe për profesore Tatjana Dishnicën, si mikeshë dhe bashkëpunëtore e këtij Fakulteti, si specialiste e sektorit të bujqësisë dhe si pedagoge e Universitetit Bujqësor të Tiranës dhanë edhe pedagogët prof. as. dr. Gjergji Mero, prof. dr. Robert Damo, prof. as. dr. Avni Spaholli, prof. as. dr. Adrian Maho, prof. as. dr. Gjergji Papa e dr. Arben Gjata.

 

Previous Post
🏫Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë ✔️shpreh mbështetjen e tij të plotë për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right