U PREZANTUA NË UNIKO LIBRI I AUTORIT VEHBI MIFTARI “ETNOLETRA SHQIPE” (RAPORTI I LETËRSISË ME ETNOKULTURËN DHE KOMBFORMIMIN)

Në datën 18 dhjetor 2025 departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë organizoi një bashkëbisedim me studiuesin Vehbi Miftari autor i librit “Etnoletra Shqipe” (Raporti i Letërsisë me Etnokulturën dhe Kombformimin).

Studiuesi Miftari u prit fillimisht në një takim prezantues nga rektori i UNIKO, prof. dr. Lorenc Ekonomi, ndërsa më pas në mjediset e Bibliotekës “Kongresi i Manastirit” ai zhvilloi një bashkëbisedim për librin me staf akademik, studentë e të ftuar të tjerë.

Prof. as. dr. Eris Rusi përgjegjës i departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë, FEF theksoi se Vehbi Miftari, doktor i shkencave filologjike ka një karrierë të gjatë akademike të zhvilluar në disa institucione të Arsimit të Lartë në Kosovë. Si studiues, ai vjen së fundi me botimin “Etroletra Shqipe” (Raporti i Letërsisë me Etnokulturën dhe Kombformimin). “Libri nis me trajtimin e letërsisë në tehun e teorive mbi kombformimin çka vendos themelet konceptuale të veprës”.

Një profil shkencor të vepres në lidhje me përmbajtjen dhe qëllimin e saj bëri prof. dr. Irena Nikaj, e cila u shpreh se libri thekson rëndësinë e ndërveprimit midis traditës gojore dhe letërsisë së shkruar për të kuptuar thellësisht shpirtin popullor dhe identitetin kombëtar, ndërsa dr. Ilir Shyta solli një këndvështrim përmbledhës të këtij studimi. Zjn. Majlinda Toçi, zëvendësdrejtore e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë si redaktore shkencore e këtij libri foli për punën e përbashkët me autorin për të ruajtur parametrat e një vepre studimore.

Në fund të takimit autori Vehbi Miftari falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe Universitetin për këtë organizim. Ai ndër të tjera u shpreh se i janë dashur rreth 9 vjet për ta përfunduar këtë studim, i cili synon të hapë një dritare të re në interpretimin e letërsisë, por në të njëjtën kohë ta bëjë letërsinë më të dukshme dhe të pranueshme në katedrat universitare.

Previous Post
SENATI AKADEMIK MIRATOI ROJEKTRAPORTIN VJETOR NË MËSIMDHËNIE DHE KËRKIM SHKENCOR – VITI AKADEMIK 2024-2025
Next Post
SuProM, Sustainable project management in Balkan HEIs

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right