BASHKËPUNIMI- UNIVERSITETI “FAN S. NOLI”, ME FTESË TË FAKULTETIT TË BIZNESIT, UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS MORI PJESË NË TAKIMIN “BANKAT E GJELBRA 2025”

Në datën 11 nëntor 2025 në kuadër të bashkëpunimit me Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, pedagogia e Fakultetit të Ekonomisë, dr. Klaudia Lipi përfaqësoi Universitetin “Fan S. Noli” në Sesionin e Posterave të Gjelbra 2025, të koordinuar nga assoc. prof. dr. Arjeta Hallunovi dhe organizuar në kuadër të projektit “Bankat e Gjelbërta – Institucionet financiare ose objektet e dedikuara për përshpejtimin e tranzicionit në një ekonomi të qëndrueshme”.

Takimi mblodhi së bashku intelektualë, studiues të pasionuar dhe mendimtarë novatorë të angazhuar për të formësuar një të ardhme financiare më të qëndrueshme. Nëpërmjet posterave, diskutimeve dhe ideve të përbashkëta, u hulumtua se si financat e gjelbra, bankat e qëndrueshme dhe investimet e përgjegjshme mund të çojnë tranzicionin drejt një ekonomie më të qëndrueshme.

Dr. Klaudia Lipi prezantoi në këtë takim temën: “Bankat e Gjelbra: Financim i Qëndrueshëm për Zhvillimin e Shqipërisë”

Previous Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” ORGANIZOI “DITËN E HAPUR VIRTUALE 2025”
Next Post
Thirrje për aplikime për mobilitet stafi akademik në Bullgari!