MODELIMI NË SEKTROIN E BUJQËSISË NË SHQIPËRI FILLON ME KORÇËN

Në datën 3 nentor 2025 u zhvillua në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli” një takim mes rektorit, prof. dr. Lorenc Ekonomi, Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Niko Peleshi, z. Enrik Keco, menaxher Projekti pranë AADF-së; z. Petrika Tollkuçi, Kryetar i Këshillit të Qarkut, Korçë dhe z. Sotiraq Filo Kryetar i Bashkisë Korçë.
Në takim u theksua se, në kuadër të bashkëpunimit me Albanian-American Development Foundation (AADF), Universiteti Wageningen & Research do të zbatojë për herë të parë modelimin në sektorin e bujqësisë në Shqipëri.
Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm për zhvillimin e kërkimit shkencor, përmirësimin e kurrikulave universitare dhe forcimin e kapaciteteve në edukim e inovacion në fushën e bujqësisë.
Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, do të krijohen bazat për transformimin eko-bujqësor të qarkut të Korçës.

Previous Post
“PLANIFIKIMI I VEPRIMTARISË AUDITUESE PËR VITIN 2026” ISHTE NË FOKUS TË TAKIMIT QË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT ORGANIZOI NË UNIKO
Next Post
TRAJNIMI NË KUADËR TË PROJEKTIT BEWBU PËRFUNDON ME SHPËRNDARJEN E 27 DISTINKTIVAVE DIXHITALE