Në datën 26 maj 2025 në mjediset e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë u zhvillua një ligjeratë me temë “Nga dokumentet tek dialogët: Zbulimi i roleve dhe krijimi i personazheve me AI në Arsimin e Lartë” nga phd. Mimoza Zografi Shpata, Phd.
Ky prezantim paraqiti një aplikacion që përdor Inteligjencën Artificiale për të analizuar dokumente universitare dhe për të identifikuar rolet institucionale dhe detyrat përkatëse.
Më pas, përmes teknologjisë GenAI u zhvilluan përshkrime të zgjeruara të roleve dhe u krijuan persona virtualë me të cilët mund të ndërveprohet online, persona që mund të përdoren për trajnime, simulime apo asistencë brenda universiteteve, duke rritur efikasitetin dhe ndërveprimin në mjedisin akademik.
Dr. Mimoza Zografi Shpata PhD është shkencëtare të dhënash, e cila që nga viti 1987-1998 ka qenë pedagoge pranë departamentit të Matematikës.
Më pas ka qenë lektore në Universitetin e Ekonomisë Athinë, departamenti i Statistikës.















