Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane “hapi dyert” për maturantët në një Ditë të Hapur organizuar pikërisht për njohjen e tyre me stafin, mjediset dhe ofertën akademike 2025-2026 të këtij Fakulteti.
Në një atmosferë miqësore dhe dinamike, të rinjtë patën mundësinë të takojnë nga afër stafin akademik dhe studentët e FSHNH me të cilët biseduan dhe morën informacion për programet e studimit, në të cilat kanë dëshirë të studiojnë.
Gjatë veprimtarisë, maturantët morën pjesë në takime të hapura me drejtues e staf akademik, në leksione prezantuese, vizita në laboratorë, biblioteka dhe mjedise të tjera të këtij Fakulteti, ku morën informacion të drejtpërdrejtë mbi drejtimet e studimit që i përshtaten më shumë aftësive të tyre.
Kjo Ditë e Hapur nuk ishte vetëm një mundësi për të njohur programet e studimit, por edhe një ftesë për të ndërtuar të ardhmen në një institucion që i kushton rëndësi cilësisë në arsim, zhvillimit profesional dhe përgatitjes së të rinjve për tregun e punës.
Falënderime u përcollën nga organizatorët për të gjithë maturantët që zgjodhën të jenë pjesë e kësaj dite të rëndësishme për rrugëtimin e tyre akademik.








Në datën 14 maj 2025, Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe


