Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” E VIZITOI PËR DISA DITË PEDAGOGIA E UNIVERSITETIT EKONOMIK TË VARNËS, BULLGARI, ANETA STEFANOVA NË KUADËR TË MOBILITETEVE TË PROGRAMIT ERASMUS +

Nga data 26-30 shtator 2022, Aneta Stefanova, pedagoge e Universitetit Ekonomik të Varnës, Bullgari në kuadër të programit Erasmus + vizitoi Universitetin “Fan S. Noli”. Ajo zhvilloi disa takime me përfaqësues të Zyrës së Projekteve dhe Kërkimeve, me stafin akademik dhe drejtuesin e Departamentit të Gjuhëve të Huaja etj. 

Qëllimi i këtij mobilitet ishte diskutimi i mundësive për bashkëpunim mes studentëve dhe pedagogëve të dy universiteteve; shkëmbimi i praktikave të mira në mësimdhënien e gjuhës dhe komunikimit ndërkulturor. Gjatë takimeve pedagogia Stefanova diskutoi me të pranishmit edhe për promovimin e programeve të studimit, mjediset e të mësuarit virtual, diplomimin e studenteve dhe Alumnin, rrjetet ndërkombëtare, mobilitetet e studentëve e stafit, projektet dhe kërkimin shkencor etj. 

Ndërsa në takimin me pedagogët ajo u ndal ndër të tjera edhe në çështje që kanë lidhje me krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimit ndërmjet njësive përkatëse, programet e studimit dhe veprimtaritë e përbashkëta në kuadër të profileve përkatëse. 

Leave a Reply

sqAlbanian