Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

UNIKO ZHVILLOI TRYEZËN E RRUMBULLAKËT ME TEMË “GJENDJA E NDËRKOMBËTARIZIMIT DHE MENAXHIMIT TË PROJEKTEVE NË SHQIPËRI DHE KOSOVË” NË KUADËR TË PROJEKTIT QUADIC

Në datat 27-29 shtator 2020, UNIKO zhvilloi tryezën e rrumbullakët me temë: “Gjendja e ndërkombëtarizimit dhe menaxhimit të projekteve në Shqipëri dhe Kosovë” në kuadër të projektit QUADIC (Rritja e cilësisë dhe bashkëpunimi ndërkombëtar në menaxhimin e projekteve). Në këtë tryezë, ku morën pjesë autoritete drejtuese të 14 universiteteve pjesëmarrëse nga Shqipëria dhe Kosova, fjalën e hapjes e mbajti koordinatori i projektit, prof. as. dr. Dukagjin Leka. Pjesëmarrësit i përshëndetën rektorët e universiteteve partnere të ftuar në takim, si dhe zëvendësrektorja për kërkimin dhe shkencën në UNIKO, dr. Benita Stavre, e cila theksoi se ky projekt vjen si një mekanizëm i dobishëm bashkëpunimi në një kohë kur diskutimi rreth arsimit të lartë në Shqipëri po fokusohet gjithnjë e më shumë në atë që e bën universitetin një institucion të hapur ndaj standardit dhe ndaj pritshmërive ndërkombëtare. Më pas tryeza vijoi punimet me prezantimin e Universitetit të Gjilanit, ku prof. as. dr. Dukagjin Leka bëri një përshkrim të ndërkombëtarizimit dhe zhvillimit të projekteve, si dhe të rëndësisë së tyre në veprimtarinë universitare.
Koordinatorja lokale e projektit në UNIKO, dr. Erinda Papa pasqyroi gjendjen e ndërkombëtarizimit dhe menaxhimit të projekteve në Shqipëri. Ajo nxorri në pah disa nga problemet dhe pengesat që hasen në institucionet e arsimit të lartë në vendin tonë në lidhje me zhvillimin e proceseve të ndërkombëtarizimit dhe të menaxhimit të projekteve. Tryeza e rrumbullakët u ndoq online edhe nga përfaqësues të universiteteve të tjera partnere si; Franca, Italia, Sllovenia e Bullgaria. Pyetjet dhe diskutimet gjatë dy ditëve të takimit u fokusuan rreth temës bosht të tryezës, ndërsa pjesëmarrësit dhanë ide dhe mendime rreth trajnimeve që do të zhvillohen në takimet e ardhshme të projektit.

Leave a Reply

sqAlbanian