Ilma Mahmutllari dhe Gabriela Talo janë dy studentet e departamentit Financë-Kontabilitet, Fakulteti i Ekonomisë, UNIKO, të cilat morën pjesë me sukses në Programin e Përzier Intensiv (BIP): BIP “Sipërmarrja dhe Nxitja e Ndryshimit”, një nismë e mbështetur nga Erasmus+.
Programi u zhvillua online në datën 24 shtator – 06 tetor 2025 dhe me prani fizike të studentëve nga data 13 – 17 tetor 2025 në Krems të Austri-së.
Studentet u shoqëruan në këtë program nga pedagoget prof. as. dr. Orjola Theodhori dhe prof. as. dr. Aida Gabeta, të cilat mbikëqyrën zhvillimin e seminareve dhe punëtorive në bashkëpunim të ngushtë me organizatorët.
Gjatë këtij programi, pjesëmarrësit u angazhuan në sesione interaktive, si: Kornizat agile dhe metodologjitë Lean startup, Modelimi i biznesit dhe përsëritja në kushte pasigurie, Prezantime idesh për investitorë në ekipe ndërkombëtare etj.
Në përfundim të programit studentët shprehen se nga kjo përvojë fituan aftësi për të zbatuar metoda e ndërtuar modele biznesi të qëndrueshme, për të hartuar plane të shkurtëra për daljen në treg, për të krijuar dhe prezantuar prezantime bindës për investitorët
Programi u organizua nga IMC, Universiteti i Shkencave të Aplikuara, Krems, Austri, në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara Oulu, Finlandë dhe Universiteti “Vasile Alecsandri” i Bacău, Rumani.
Seminarët dhe punëtoritë u drejtuan nga stafi akademik i IMC Krems.
Ky bashkëpunim ndërkombëtar, pjesë e Aleancës UP University, dëshmon përkushtimin tonë ndaj përmirësimit të arritjeve akademike dhe zhvillimit të kompetencave sipërmarrëse të studentëve tanë në një kontekst global.
Urimet më të mira për studentet Ilma Mahmutllari dhe Gabriela Talo, të cilat u përfaqësuan në mënyrë dinjitoze, duke treguar aftësitë e tyre akademike e profesionale.