REKTORI I UNIVERSITETIT TË KORÇËS, PROF. DR. ALI JASHARI, MORI PJESË NË TRYEZËN RAJONALE “ETIKA DHE INTEGRITETI NË SISTEMIN E ARSIMIT TË LARTË”

Në kuadër të projektit “Forcimi i Integritetit dhe lufta kundër Korrupsionit në Arsimin e Lartë”, pjesë e programit të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, si dhe e masave që qeveria turke ka ndërmarrë në lidhje me arsimin, në datat 27 dhe 28 shtator 2018, në Shkup të FYROM, u organizua një  tryezë e rrumbullakët rajonale mbi Etikën dhe Integritetin në Arsimin e Lartë. Kjo ngjarje mblodhi së bashku përfaqësues të ministrive përgjegjëse për arsimin, drejtues të lartë të universiteteve, si dhe përfaqësues të tjerë të botës akademike nga Mali i Zi, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, FYROM dhe Kosova.

Etika dhe integriteti në arsimin e lartë janë një sfidë e përbashkët e universiteteve në mbarë botën. Kjo sfidë bëhet edhe më e pranishme në ditët e sotme me zgjerimin e fushëveprimit të arsimit të lartë, zhvillimin e shpejtë të teknologjive të informacionit dhe nxitjen për gjetjen e rrugëve “të lehta” për të marrë një diplomë universitare e për të hyrë në tregun e punës. Prandaj, cilësia e arsimit të ofruar sot nga universitete të ndryshme varet në një masë të madhe nga përpjekjet që bëjnë universitetet për të trajtuar këto sfida bashkëkohore. Ballkani Perëndimor nuk ka imunitet nga këto tendenca globale dhe, vitet e fundit, universitete të rajonit kanë marrë masa konkrete me qëllim që të shmangen plagjiatura, mashtrimi me kontratat e punës dhe forma të tjera të korrupsionit në sistemin e arsimit të lartë.

Ky takim synonte të krijonte një platformë diskutimi mes kolegësh, për të ndarë pikëpamjet dhe përvojat në gjetjen e masave të duhura për forcimin e etikës dhe integritetit në sistemin e arsimit të lartë që ka rëndësi parësore në sigurimin e arsimit cilësor.

Në këtë tryezë ishin të ftuar folës dhe ekspertë të njohur të fushës, të cilët ndanë përvojat dhe praktikat më të mira nga institucionet e tyre në trajtimin e çështjeve të tilla, si: përshtatja dhe administrimi i Kodit të Etikës nga aktorët e arsimit të lartë, apo nisma dhe përpjekje të tjera inovative në hartimin e Kodit të Etikës.

 

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com