REKTORI I UNIKO, PROF. DR. ALI JASHARI, PRITI NË NJË TAKIM TË VEÇANTË MITROPOLITIN E KORÇËS, IMZOT JOAN PELUSHIN, “DOCTOR HONORIS CAUSA” I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”

Në datën 18 dhjetor 2018, rektori i UNIKO, prof. dr. Ali Jashari, priti në një takim të veçantë imzot Joan Pelushin, mitropolit i Korçës. Në fillim të takimit, imzot Joan Pelushi e falënderoi Rektorin për titullin e lartë “Doctor Honoris Causa”, që i akordoi Senati Akademik i Universiteti të Korçës. Nga ana e tij, prof. dr. Ali Jashari, i tha se ky titull u jepet personaliteteve më të shquara të fushës së letrave, të cilët kanë lidhje shpirtërore dhe ndikojnë në përngritjen intelektuale dhe shkencore të këtij institucioni, duke dhënë ndihmesa konkrete edhe për komunitetin që lidhet drejtpërdrejt me Universitetin. Ky është një titull i merituar plotësisht për personalitetin e imzot Joan Pelushit, si një figurë e shquar e jetës shpirtërore, por edhe një studiues i palodhur në fushën e filozofisë dhe problemeve sociale.

Kjo bisedë e ngrohtë dhe miqësore mes dy bashkëbiseduesve vazhdoi më tej edhe për probleme të tilla, si: mirënjohja dhe falënderimi, njohja dhe vlerësimi i së mirës dhe lufta ndaj së keqes, të cilat duhet të seliten edhe më mirë në personalitetin e të rinjve të brezit të sotëm.

Prof. dr. Ali Jashari e njohu Mitropolitin me problemet aktuale me të cilat po përballet arsimi i lartë dhe masat që kanë marrë organet drejtuese të Universitetit të Korçës për zgjidhjen e tyre.

Në fund të takimit, imzot Joani u interesua për ngritjen dhe pasurimin e Qendrës së Studimeve Noliane pranë Bibliotekës Shkencore të Universitetit dhe premtoi se do të sjellë pranë kësaj qendre arkivin e dixhitalizuar të Fan Nolit.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com