FEF ORGANIZOI KONFERENCËN SHKENCORE “THEMELUESIT E KOMEDISË SHQIPE NË GJYSMËN E PARË TË SHEKULLIT XX” ASPEKTE GJUHËSORE DHE LETRARE TË FILLESAVE TË KOMEDISË SHQIPE: (PERSPEKTIVA KRITIKE)

Në datën 10 nëntor 2025 në mjediset e Amfiteatrit “Teodor Laço” FEF u zhvillua Konferenca Shkencore “Themeluesit e Komedisë Shqipe në Gjysmën e Parë të Shekullit XX” Aspekte gjuhësore dhe letrare të fillesave të komedisë shqipe: (perspektiva kritike)

Punimet e kësaj konference i hapi përgjegjësi i departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë, prof. as. dr. Eris Rusi. Rektori, prof. dr. Lorenc Ekonomi përshëndeti të pranishmit dhe theksoi se, kjo konferenëcë shërben si një hapësirë studimore dhe diskutim për të reflektuar mbi fillesat e dramaturgjisë sonë dhe mbi rolin që kanë luajtur autorët e brezit të parë në ndërtimin e identitetit kulturor shqiptar.

Punimet e kësaj konference i përshëndetën më pas prof. dr. Valter Memisha nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, z. Petrika Tollkuçi, zëvendëskryetare e Bashkisë Korçë, znj. Benila Themeli dhe prof. as. dr. Jonela Spaho dekanë e FEF, e cila njëkohësisht mbajti dhe referimin kryesor të konferencës “Roli emancipues i themeluesve Korçarë të komedisë në shoqërinë dhe kulturën Shqiptare”.

Një përshëdetje të veçantë përcolli për të pranishmit nëpërmjet vargjeve poetike znj. Blerta Belliu drejtore e Qendrës së Artit dhe Kulturës Korçë.

Sipas përgjegjësit të departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë, prof. as. dr. Eris Rusi kjo konferencë vjen në kuadër të proketit “Themeluesit e komedisë shqiptare nën dritën e kërkimit shkencor, botimit dhe artit skenik” i mbështetur nga Universiteti “Fan S. Noli”.

Objektivi kryesor është t’u japë sërish zë autorëve korçarë që hodhën themelet e kësaj tradite: Kristo Floqit, Mihal Gramenos, Foqion Postolit, Dhori Kotit dhe Ilo Mitkë Qafzezit.

“Kjo konferencë është kulmimi i këtij rrugëtimi, një hapësirë ku kërkimi shkencor, leximi dhe interpretimi kritik bashkohen për të ruajtur dhe ringjallur veprat që këta autorë i shkruan dhe i vunë në skenë më shumë se një shekull më parë”.

Rreth këtij boshti ishin edhe referimet që u mbajtën më pas në sesionin II të konferencës.

 

Postimi i Mëparshëm
NJOFTIM PËR 7 VENDE TË LIRA PUNE NË AGJENCINË SHTETËRORE TË KADASTRËS, KORÇË

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right