KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT ORGANIZOI NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” NJË FORUM TË HAPUR ME TEMË “SHOQËRIA CIVILE KUNDER EKSTREMIZMIT TË DHUNËS”

Në datën 18 janar në bibliotekën Kongresi i Manastirit u zhvillua një forum i hapur me temë “Shoqëria Civile Kundër Ekstremizmit të Dhunës”, organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Takimi u përshëndet nga zëvendësrektorja, prof. as. dr. Majlinda Bello, e cila tha se organizimi i forumve të tilla shihet me rëndësi për të kundërshtuar ideologjitë radikale si dhe për të promovuar paqen, tolerancën e bashkëjetesën. Nismën e prezantori Drejtorja Ekzekutive e KSHH, znj. Erida Skëndaj. Më pas u fol për rolin e kooridinatorit në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe në bashkëpunimin me shoqërinë civile, për mënyrën e identifikmit të personave të rrezikuar etj. Pedagogët dhe studentët e ftuar diskutuan dhe drejtuan pyetje në lidhje më temat e trajtuara.