U PREZANTUAN REZULTATET E STUDIMIT TË TREGUT NË KUADËR TË PROJEKTIT: “MUNDËSIA E PUNËSIMIT NË TREGUN BANKAR DHE JOBANKAR NË RAJONIN E KORÇËS TË STUDENTËVE TË DIPLOMUAR NË FAKULTETIN E EKONOMISË. FORCIMI I BASHKËPUNIMIT ME TREGUN E PUNËS NË FUNKSION TË PËRMIRËSIMIT TË KURRIKULAVE DHE RRITJES SË KOMPETENCAVE TË STUDENTËVE”

Në datën 17 shtator 2025 në departamentin e Financë-Kontabilitetit, Fakulteti i Ekonomisë u prezantuan rezultatet e studimit të tregut në kuadër të projektit fitues: “Mundësia e punësimit në tregun bankar dhe jobankar në rajonin e Korçës të studentëve të diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë. Forcimi i bashkëpunimit me tregun e punës në funksion të përmirësimit të kurrikulave dhe rritjes së kompetencave të studentëve”, të financuar nga të ardhurat e Universitetit “Fan S. Noli”, viti 2025.

Sipas drejtueses së projektit, prof. as. dr. Anila Mançka, studimi synon të analizojë tregun financiar të punës në rajonin e Korçës përmes një qasjeje të integruar metodologjike, duke kombinuar të dhëna sasiore dhe cilësore.

Të dhënat janë mbledhur nga drejtues të institucioneve financiare dhe alumni të punësuar në këto struktura, si dhe nga burime sekondare, si: statistika zyrtare, dokumente strategjike dhe studime të mëparshme.

Qëllimi është të vlerësohet përputhshmëria e kompetencave të të diplomuarve me kërkesat e tregut financiar të punës në rajon dhe të ofrohen sugjerime konkrete për përmirësimin e programeve mësimore të Fakultetit të Ekonomisë dhe departamentit të Financë-Kontabilietitit, në përputhje me zhvillimet aktuale dhe perspektivën rajonale.

 

Previous Post
Sinergjia mes Sistemeve Moderne të Informacionit dhe Inteligjencës Artificiale: Ndikimi i Tyre në Transformimin e Arsimit dhe bizneseve lokale në Rajonin e Korçës”

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right