4 STUDENTË TË UNIKO, FITUES TË BURSAVE SUR-PLACE OFRUAR NGA WUS, PËRFUNDUAN ME SUKSES PRAKTIKAT PROFESIONALE

Përfunduan më sukses praktikat profesionale për 4 studentë të Universitetit të Korçës, fitues të bursave Sur-Place ofruar nga World University Service (WUS). Nëpërmjet kësaj burse, studentët përfituan një ndihmë ekonomike prej 250 euro në muaj, për të kryer një praktikë profesionale 6- mujore në një prej institucioneve publike ose private në vend. Gjatë vitit 2017 nga UNIKO aplikuan për këto bursa 17 studentë, prej të cilëve, 4 u shpallën fitues: Sabina Çano, Florentina Qorri, Marinela Bogdani dhe Ranja Lako. Edhe për vitin 2018 studentët e UNIKO, do të kenë mundësi të aplikojnë dhe të jenë përfitues të bursave Sur-Place.