“PËRGJEGJËSIA NË SHKELJET E KONKURRENCËS NË SHQIPËRI”-TRAJNIM ME STUDENTË TË FAKULTETIT TË EKONOMISË
Në datën 26 nëntor 2025 u zhvillua trajnimi me temë: “Përgjegjësia në Shkeljet e Konkurrencës në Shqipëri” një bashkorganizim i Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës dhe Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti “Fan S. Noli”.
Ky trajnim kishte për qëllim forcimin e kuptimit dhe zbatimit të parimeve themelore të konkurrencës në mjedisin e biznesit shqiptar, duke rritur ndërgjegjësimin e studentëve, ekonomistëve dhe profesionistëve mbi rolin qendror të konkurrencës si mekanizëm i ekonomisë së tregut, garantues i zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së konsumatorit.
Trajnimi u organizua në kuadër të projektit kërkimor “Sfidat e përgjegjësisë administrative, civile dhe penale për shkeljet e të Drejtës së Konkurrencës: Përafrimi i legjislacionit shqiptar me acquis-in e BE-së” dhe i realizuar nga pedagogët e Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Një falënderim i veçantë u përcoll nga organizatorët për këtë bashkëpunim për drejtuesit dhe stafin e FE, kryesisht të departamentit të Menaxhimit, si dhe për studentët, të cilët morën pjesë dhe u angazhuan aktivisht në diskutime.




