“PËR NJË KONTRATË POLITIKE ME QYTETARËT”,KA QENË TEMA E LEKSIONIT TË HAPUR ORGANIZUAR NGA KRIIK ALBANIA NË BASHKËPUNIM ME UNIVERSITETIN " FAN S. NOLI" I FTUAR PROF. DR. ARTAN FUGA

Ditën e Hënë në datën 8 Maj në sallën e konferencave “ Teodor Laço”, organizata KRIIK Albania, në bashkëpunim me Universitetin “ FAN S. Noli” të Korçës kanë zhvilluar leksionin e hapur me temë “Për një kontratë politike me Qytetarët”, ku i ftuar ka qenë Prof. dr. Artan FUGA.

Qëllimi i këtij bashkëbisedimi ka qenë nxitja e bashkëveprimit të shoqërisë civile, sferës akademike dhe të rinjve, në adresimin e problematikave të demokracisë shqiptare, veçanërisht të forcimit të demokracisë së drejtpërdrejtë.