Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

NISMA E NDËRMARRË NGA INSTITUTI SHQIPTAR I STUDIMEVE NDËRKOMBËTARE (AIIS) PËR TË RISJELLË NË VËMENDJE PERIUDHËN E LUFTËS SË DYTË BOTËRORE DHE SHPËTIMIN E HEBREJVE GJATË SAJ ISHTE NË QENDËR TË NJË TAKIMI TË ZHVILLUAR NGA PËRFAQËSUES TË KËTIJ INSTITUTI ME PEDAGOGË TË DEPARTAMENTIT TË HISTORI-GJEOGRAFISË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” NDËRSA NJË TJETËR TAKIM I ZHVILLUAR PREJ TYRE ISHTE EDHE AI ME TEMË “RADIKALIZIMI I DHUNSHËM DHE PARANDALIMI I TIJ”, KU MORËN PJESË PEDAGOGË E STUDENTË TË FSHNH

Në datën 20 dhjetor 2021, në mjediset e Bibliotekës Shkencore të Universiteti “Fan S. Noli” drejtorja ekzekutive e Institutit Shqiptar të Studimeve Ndërkombëtare (AIIS), znj. Alba Çela zhvilloi një tryezë të rrumbullakët me pedagogë të departamentit të Histori-Gjeografisë të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë. Qëllimi i takimit ishte njohja e pedagogëve me nismën e ndërmarë nga AIIS dhe Ambasada Amerikane në Shqipëri të organizonin këtë bisedë në kuadër të 75-vjetorit të fundit të Luftës së Dytë Botërore, ku u fol për mikpritjen e familjeve hebreje gjatë kësaj periudhe në Shqipëri, fundin e Luftës së Dytë Botërore, Holokaustin etj. Znj. Çela i ftoi pedagogët që nëpërmjet njohurive të tyre të kontribuonin gjithashtu në zgjerimin e kësaj teme si në aspektin historik, ashtu edhe në atë shoqëror. Gjatë takimit nëpërmjet një videomesazhi historiani i njohur ndërkombëtarisht prof. Berndt Fischer foli mbi rolin e shqiptarëve në shpëtimin e hebrejve në Luftën e Dyte Botërore.

Ndërkohë një tjetër takim i zhvilluar në datën 21 dhjetor 2021 ishte ai me pedagogë e studentë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane, ku bashkë me drejtoren ekzekutive të AIIS, znj. Albana Çela ishte e pranishme edhe koordinatorja e Qendrës Kundër Radikalizimit të Dhunshëm në kryeministri, znj. Eda Buci. Në këtë takim të zgjeruar me pjesëmarrjen e pedagogëve dhe studentëve të UNIKO u trajtua tema “Radikalizmi i dhunshëm dhe parandalimi i tij”. Në fjalën e hapjes dekani i FSHNH, prof. as. dr. Sonela Stillo falënderoi organizatorët e takimit, ndërsa u shpreh e hapur për bashkëpunime të tjera edhe në të ardhmen. Më pas, znj. Çela u ndal në rëndësinë që ka diskutimi i çështjeve të ekstremizmit dhe të komunikimit ndërkulturor në shkollat dhe universitetet shqiptare, mes tyre edhe në Universitetin e Korçës.

Znj. Buci prezantoi në vijim pikat kryesore të strategjisë kombëtare për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, duke vënë theksin në natyrën komplekse dhe heterogjene të radikalizmit. Ato shprehën nevojën e përfshirjes së temave që mbulojnë radikalizimin e dhunshëm në kapituj të veçantë të kurrikulës universitare, me qëllim parandalimin e fenomeneve shqetësuese shoqërore. Në takim morën pjesë edhe pedagogë dhe studentë nga departamenti i Histori-Gjeografisë të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të ndryshme në qytetin e Korçës. Pjesë e diskutimeve u bënë edhe të pranishmit me mendimet e tyre në lidhje me rëndësinë që ka përfshirja e fenomentit të ekstremizmit në kurrikulën universitare të programeve të veçanta.

Leave a Reply

sqAlbanian