Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

NË KUADËR TË STRATEGJISË PËR RININË STUDENTË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” ZHVILLUAN NJË TAKIM ME MINISTRIN E SHTETIT PËR RININË DHE FËMIJËT, ZNJ. BORA MUZHAQI

Në datën 24 nëntor 2021, në mjediset e Amfiteatrit të Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane ministrja për rininë dhe fëmijët, znj. Bora Muzhaqi zhvilloi një takim me studentë të Universitetit “Fan S. Noli” në kuadër të strategjisë për rininë. Diskutimi u fokusua në çështje të tilla, si: punësimi, arsimi, digjitalizimi, vullnetarizmi, veprimtaria kulturore etj. Biseda ishte në një format ndryshe, ku studentët ishin panelistë dhe ministrja në rolin e dëgjuesit. Ministrja shprehu kënaqësinë që bisedoi me të rinj në vitin e fundit të studimeve dhe të rinj të sapodiplomuar. Ajo vuri në dukje se problematikat kryesore të tyre lidheshin me punësimin dhe arsimin dhe falënderoi Glorian, Krenarin, Hansin, Stavron, Vasilin, Kodhelin, Suadën, Sotirin, Kristjanin dhe të rinjtë e tjerë që iu bashkuan debatit mbi prioritetet e rinisë.

Leave a Reply

sqAlbanian