NË KUADËR TË PROJEKTIT ERASMUS+ CBHE, SMART, NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” U ZHVILLUA NJË WORKSHOP TRE-DITOR PËR TË REFLEKTUAR NJË PJESË TË PROGRESIT TË BËRË PËR TË ARRITUR QËLLIMET E KËTIJ PROJEKTI

Nga data 24-26 prill 2024, në kuadër të projektit Erasmus+ CBHE, SMART, në Universitetin “Fan S. Noli” u zhvillua një workshop tre-ditor për të reflektuar një pjesë të progresit të bërë për të arritur qëllimet e këtij projekti.

Tema e trajtuar gjatë ditës së parë të këtij workshop-i ishtë: “Strategjitë e qëndrueshme të biznesit në kontekstin e transformimit dixhital”, ku të ftuar ishin përfaqësues të biznesit në rajonin e Korçës dhe studentë. Pjesëmarrësit i përshëndeti zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, prof. as. dr. Benita Stavre, e cila paraqiti impaktin që ka ky projekt në Universitetin “Fan S. Noli”.

Më pas, prof. as. dr. Ledina Alolli, dekan i Fakultetit të Ekonomisë bëri promovimin e Qendrës së Inovacionit Smart, si  dhe drejtoi një seancë me pyetje e diskutime në lidhje me transformimin dixhital.

Pedagogia, dr. Junada Salillari paraqiti për pjesëmarrësit në trajnim raste studimi për qendrat Smart duke u ndalur në një diskutim të hapur në lidhje me rolin e qëndrueshmërisë në biznes.

Në ditën e dytë të këtij workshopi në fokus ishte sektori i turizmit dhe ndikimi i transformimit dixhital në industrinë turistike.

Të ftuar ishin përfaqësues nga Bashkia Korçë, operatorë turistikë në rajonin tonë, studentë dhe përfaqësues të bizneseve në sektorin e turizmit.

Trajnuesja, prof as. dr. Esmeralda Shkira u ndal në destinacionet Smart, ndërsa dr. Alma Zhilla foli për strategjitë efektive të marketingut dixhital, një hap drejt bizneseve turistike të qëndrueshme.

Në ditën e fundit të workshopit në fokus ishin institucionet financiare. Si ato, kryesisht bankat janë transformuar nga teknologjia dixhitale. Pedagogia, prof. as. dr. Mamica Nene foli për transformimin dixhital dhe impaktin e tij në cilësinë e jetës, duke sjellë rast studimi me fokus fushën e turizmit. Më pas, pedagogia, dr. Klaudia Lipi foli për mashtrimin në sigurime dhe rëndësinë e teknologjisë në identifikimin dhe reduktimin e praktikave mashtruese. Raste studimi.

Edhe në këto takime pjesëmarrësit sollën ide, mendime dhe përvoja personale të ilustruara me shembuj konkretë nga puna e tyre apo raste studimi në këtë sektor. 

Previous Post
STUDENTË TË FAKULTETIT TË BUJQËSISË PO ASISTOJNË PRODHUESIT E FRUTAVE NË RAJONIN E KORÇËS NË PROCESIN E RRALLIMIT
Next Post
Thirrje të hapura – Programi Digjital i Evropës