Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“INFERMIERËT, NJË ZË PËR TË UDHËHEQUR- INVESTIMI NË INFERMIERI DHE RESPEKTIMI I TË DREJTAVE TË INFERMIERËVE”-DITA E INFERMIERIT NËN ORGANIZIMIN E STUDENTËVE TË DEPARTAMENTIT TË INFERMIERISË, UNIVERSITETI “FAN S. NOLI”

Me rastin e 12 majit Ditës Ndërkombëtare të Infermierit, studentët e departamentit të Infermierisë, Univesiteti “Fan S. Noli” në kuadër të veprimtarive për Javën e Infermierit organizuan më 12 maj 2022 një veprimtari për të promovuar kontributin e infermierëve në shoqëri në mbrojtjen dhe promovimin e shëndetit në mbarë botën.

Studentët e këtij Departamenti në bashkëpunim edhe me Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Kryqin e Kuq, Dega Korçë ngritën dy stenda në të cilat bënë demonstrime për dhënien e ndihmës së parë për nxënësit e gjimnazit “Themistokli Gërmenji”, ndërsa në zonën këmbësore “infermierët” e ardhshëm iu përgjigjën interesimit të shumë qytetarëve për të matur presionin arterial, nivelin e glicemisë dhe të oksigjenit në gjak, matjen e peshës etj. Njëkohësisht ata shpërndanë edhe fletëpalosje me informacione rreth problemeve të ndryshme shëndetësore.

Nëpërmjet veprimtarive që u shtrinë gjatë gjithë javës studentët përcollën edhe mesazhe ndërgjegjësuese për qytetarët për qënë sa më të vëmendshëm ndaj disa shenjave vitale, të cilat janë tregues të rëndësishëm të shëndetit.

Leave a Reply

sqAlbanian