Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

FAKULTETI I EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË ORGANIZOI KONFERENCËN III STUDENTORE ME PUNIME TË STUDENTËVE BACHELOR DHE MASTER

Në datën 9 qershor 2022, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë organizoi Konferencën III studentore me punime të studentëve të tij. Në fjalën e hapjes zëvendësdekani, dr. Orjon Ago nënvizoi se praktikat e mira të dy konferencave të kaluara bënë që ajo të kthehet tashmë në një traditë të këtij fakulteti. Më pas, dekania, prof. as. dr. Jonela Spaho u shpreh se synimi është gjithëpërfshirja e studentëve për të prezantuar punimet e tyre, për të promovuar idetë, vlerat dhe talentet e tyre kërkimore. Ajo tha se kërkimi shkencor është baza e arsimit të lartë dhe edukimit, motor i inovacionit, i konkurrencës dhe i cilësisë së mësimdhënies. Dekania u uroi suksese studentëve me dëshirën që ky të jetë një shembull frymëzues për studentët e tjerë që nesër do të ulen në auditorët e këtij Universiteti. Punimet e konferencës i përshëndeti edhe zëvendësrektori për kërkimin dhe shkencën, dr. Benita Stavre, e cila fillimisht përgëzoi organizatorët, ndërsa duke iu drejtuar studentëve tha se kërimi shkencor është ai që gjatë formimit të tyre u jep kornizën e plotë të një të diplomuari. “Etika e kërkimit është ajo që e shoqëron një student edhe gjatë punës së tij si profesionist në të ardhmen”. Më pas konferenca i vijoi punimet në sesione paralele gjatë së cilave u prezantuan rreth 40 punime të studentëve në fusha të tilla si: edukimi, letërsia, arti dhe media, kultura, historia, në fushën e gjuhëve të huaja etj.

Në përfundim të konferencës studentëve referues iu shpërndanë edhe certifikata pjesëmarrjeje.

Leave a Reply

sqAlbanian