Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

AKTIVITETET E PROJEKTIT QUADIC PËR ZHVILLIM CILËSOR TË BASHKËPUNIMIT NDËRKOMBËTAR DHE MENAXHIM PROJEKTESH

Konsorciumi i projektit QUADIC mori pjesë në vizitën studimore të organizuar nga Universiteti i Perugias UNISTRAPG nga data 21 deri më 25 shkurt 2022 në Itali (https://www.unistrapg.it/en). Universiteti “Fan S. Noli” u përfaqësua nga dr. Erinda Papa (koordinatore institucionale e QUADIC) dhe dr. Alma Karasaliu, pedagoge, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë. Qëllimi kryesor i kësaj vizite studimore ishte analizimi i problemeve të ndryshme në lidhje me hartimin e një strategjie për ndërkombëtarizim. Partnerët e projektit të BE-së, Università per Stranieri di Perugia (UNISTRAPG, Itali) dhe Université Côte d'Azur (UAC, Francë) prezantuan praktikat më të mira të universiteteve të tyre dhe diskutuan sfidat për hartimin e një strategjie për ndërkombëtarizimin. Vizita studimore ishte organizuar në mënyrë interaktive duke kombinuar prezantime, laboratorë, punë në grup dhe shërbeu si një platformë për pjesëmarrjen aktive dhe angazhimin e të gjithë pjesëmarrësve për hartimin e strategjisë efektive. Projekti QUADIC synon të rritë kapacitetet institucionale për ndërkombëtarizimin dhe menaxhimin e projekteve të partnerëve të Kosovës dhe Shqipërisë duke përdorur ekspertizën ndërkombëtare nga IAL-të evropiane pjesëmarrëse në projekt.

Leave a Reply

en_USEnglish