Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com
Nëntor 2020

Month

Në datën 30 nëntor 2020 u zhvillua për studentët e UNIKO sesioni informues mbi gjuhën, letërsinë dhe kulturën rumune, organizuar nga Qendra Rumune e Informimit, Korçë, në bashkëpunim me departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë dhe departamentin e Gjuhëve të Huaja të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë me rastin e Ditës Kombëtare të Rumanisë. Në këtë...
Read More
Në datën 13 nëntor 2020, stafi i Rektoratit të UNIKO iu bashkua nismës “Kovat blu” të ndërmarrë nga Dorcas aid Albania në ndihmë të të moshuarve të vetmuar në Korçë. Sipas menaxheres së kësaj nisme, znj. Viola Bogdani ajo është ndërmarrë nga një grup të rinjsh dhe është quajtur “Kovat blu” me qëllim për t’i...
Read More
Gjatë muajit nëntor 2020, studentë të departamentit të infermierisë pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane organizuan veprimtarinë “Injekto dijen” me të rinj të rajonit të Korçës. Qëllimi i saj ishte njohja e tyre me probleme të ndryshme të shëndetit dhe të mirëqenies në përgjithësi. Këtë vit studentët e këtij departamenti u bënë pjesë...
Read More
Në datën 5 Nëntor 2020, në mjediset e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë u përurua libri “Miqësi nëpër kohëra”-përbashkësi shqiptaro-rumune, me autor ambasadorin e Rumanisë në Tiranë, prof. Mircea Perpelea, si dhe z. Marcel N. Popesku. Takimin e hapi përgjegjësja e departamentit të Gjuhës Angleze, phd. Daniela Stoica, e cila tha se organizatore e këtij...
Read More
Në datën 2 nëntor 2020 në mjediset e Rektoratit u zhvillua një takim për koordinimin e punës midis UNIKO dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale (DPPI), në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit midis dy institucioneve. Qëllimi i këtij takimi ishte përcaktimi i detyrave dhe veprimtarive me studentët dhe stafin akademik për muajt në vijim....
Read More
sqAlbanian