UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” NË BASHKËPUNIM ME AMBASADËN BRITANIKE NË SHQIPËRI PREZANTUAN PËR STAFIN DHE ALUMNIN E UNIKO BURSAT “CHEVENING”
Në datën 12 shtator 2025 në Universitetin “Fan S. Noli” u prezantuan për stafin dhe alumnin bursat “Chevening” në një takim të organizuar në bashkëpunim me Ambasadën Britanike në Shqipëri.
Në takimin e zhvilluar në mjediset e Bibliotekës se Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, znj. Nastjana Musta, përfaqësuese e Ambasadës Britanike në Tiranë bëri fillimisht një prezantim të përgjithshëm të programit Chevening.
Ajo tha se nëpërmjet këtij programi prestigjioz qeveria britanike mbështet me bursë të plotë studimet master 1-vjeçare në universitete të Britanisë së Madhe. Chevening synon të mbështesë të gjithë ata të rinj dhe profesionistë të angazhuar që kanë një vizion të qartë të asaj që duan të bëjnë, duke i`u përkushtuar zhvillimit të vendit të tyre.












