UNIKO MORI PJESË NË KONFERENCËN PËRMBYLLËSE TË PROJEKTIT HAWKING

Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës priti konferencën përmbyllëse të projektit Erasmus+ HAWKING, projekti i cili bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe koordinohet nga Universiteti i Malit të Zi.

Universiteti “Fan S. Noli” si partner i projektit, u përfaqësua në këtë konferencë nga dr. Erinda Papa.

Ndër arritjet e UNIKO gjatë tre viteve të zbatimit të tij, ajo veçoi miratimin e Planit Strategjik për Arsimin Digjital Gjithëpërfshirës 2026-2029 që e bën gjithëpërfshirjen pjesë të politikave institucionale të universitetit. Bashkëpunimin me arsimin parauniversitar, i cili u forcua përmes tri memorandumeve të mirëkuptimit dhe aktiviteteve, ku morën pjesë 230 mësues, nxënës e drejtues të arsimit parauniversitar dhe prindër. Ndërkohë, stafi akademik u trajnua për mësimdhënien gjithëpërfshirëse dhe përdorimin e mjeteve digjitale.

Konferenca krijoi mundësi për të ndarë përvojat me partnerët nga Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian, si dhe për të diskutuar qëndrueshmërinë e rezultateve pas përfundimit të projektit.

Previous Post
SESION SHKENCOR KUSHTUAR JETËS DHE VEPRËS SË POETIT TË SHQUAR TË ROMANTIZMIT EVROPIAN, XHORXH GORDON BAJRON
Next Post
PËR HERË TË PARË NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” FITOHET NJË PROJEKT JEAN MONNET MODULE ME FOKUS POLITIKAT MJEDISORE TË BE-SË