Në datën 3 nëntor 2026, në prag të nisjes së Autumn Meeting të Aleancës Evropiane UP University, që zhvillohet për herë të parë në Korçë, drejtuesit e Universitetit “Fan S. Noli” pritën në një takim koordinatoren e Aleancës, znj. Montse Romero Mas, njëkohësisht zëvendësrektore për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Universitetin e Katalunjës, së bashku me përfaqësues të tjerë të këtij institucioni.
Takimi shënoi një tjetër hap drejt forcimit të marrëdhënieve ndërkombëtare, shkëmbimit të përvojave dhe krijimit të mundësive të reja për bashkëpunim akademik.
Për UNIKO, ky organizim, është një mundësi për të zgjeruar horizontet, për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi dhe për të afirmuar Universitetin “Fan S. Noli” si një pjesë aktive të hapësirës akademike evropiane.









