Në datën 8 tetor 2026 në mbështetje të nismave dhe projekteve në fushën e kërkimit shkencor, u zhvillua një sesion informues për prezantimin e thirrjes për projekte me fondet e Universitetit për vitin akademik 2026–2027.
Gjatë sesionit stafi akademik i pranishëm u njoh me specifikat e thirrjes, kriteret dhe mënyrat e apikimit, si dhe afatet. Takimin e përshëndeti edhe zëvndësrektori për kërkimim dhe shkencën, dr Alma Karasaliu ndërsa prezantimi u organizua nga Drejtora e Kërkimit Shkencor, Rolit Terciar dhe Marrëdhënieve me Jashtë.












