NIS ZBATIMIN PROJEKTI READ “COLLABORATIVE UNIVERSITY RESEARCH AND APPLIED ARTIFICIAL INTELLIGENCE FOR THE DEVELOPMENT OF KORÇA REGION”

Në datën 7 shtator 2026 në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli” u prezantua projekti “Collaborative University Research and Applied Artificial Intelligence for the Development of Korça Region” në kuadër të Raundit V të Programit READ Fellowship. Sipas koordinatores, dr. Blerina Çeliku projekti vjen si një bashkëpunim me Diaspora Albanian Scholar, profesorin Genci Çapi, nga Universiteti Hosei, Tokyo, ekspert në sistemet e AI-së, robotikën e aplikuar dhe vendimmarrjen e bazuar në të dhëna.

Gjatë prezantimit, ata i njohën kolegët e departamenti të Informatikës të pranishëm në takim me këtë projekt i cili krijon një bashkëpunim të strukturuar midis universitetit dhe aktorëve lokalë për aplikime multidisiplinare të Inteligjencës Artificiale (AI) në rajonin e Korçës. Projekti do të zhvillojë zgjidhje të aplikuara të AI-së për monitorimin bujqësor, zbulimin e sëmundjeve dhe menaxhimin e risorseve, duke ndërthurur ekspertizën akademike të UNIKO me nevojat dhe prioritetet lokale,

Aktivitetet që do të realizohen në kuadër të tij do të përfshijnë kërkim shkencor, zhvillimin e sistemeve të AI-së, studime pilot dhe trajnimin e studentëve. Objektivi kryesor është të projektojë, të zhvillojë dhe të testojë zgjidhje të bazuara në AI që adresojnë sfida konkrete në bujqësinë rajonale. Projekti pritet të ketë ndikim të madh në ndërtimin e kapaciteteve, inovacionin e qëndrueshëm, përfitimet shoqërore dhe kërkimin në fushën e AI-së së aplikuar dhe të Machine Learning.

Previous Post
EXPLORE THE BALKANS
Next Post
STUDENTËT E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” EKSPLOROJNË BOTËN E INTELIGJENCËS ARTIFICIALE, MATEMATIKËS DHE ROBOTIKËS NË SUMMER SCHOOL “SMART-AI”