Nga data 7-9 shtator 2026 studentë të Universitetit “Fan S. Noli” u bënë pjesë e Summer School “SMART-AI” zhvilluar në kuadër të projektit “Collaborative University Research and Applied Artificial Intelligence for the Development of Korça Region”.
Gjatë kësaj shkolle verore me temë “Summer School on Mathematics, Artificial Intelligence, Robotics and Technologies for AI”, për tre ditë me radhë u zhvilluan veprimtari gjatë të cilave studentët u njohën me aplikimet e Matematikës për Inteligjencën Artificiale, Robotikës dhe IA në fusha të ndryshme.
Njëkohësisht, ata fituan jo vetëm njohuri, por edhe aftësi për trajnimin dhe vlerësimin e modeleve praktike të Machine Learning.
Në sesionet e zhvilluara u ndërthurën njohuritë teorike me përvojën praktike, duke nxitur zhvillimin e aftësive të studentëve në teknologjitë bashkëkohore të Inteligjencës Artificiale dhe aplikimet e tyre.
Në përfundim të shkollës verore, për studentët u shperndanë edhe certifikatat e pjesëmarrjes.





























































