UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” NDEROI ME TITULLIN “DOCTOR HONORIS CAUSA”, PROF. DR. GENCI ÇAPIN, EKSPERT NË FUSHËN E ROBOTIKËS DHE INTELIGJENCËS ARTIFICIALE

Në datën 10 shtator 2026 në Universitetin “Fan S. Noli” u zhvillua ceremonia për dhënien e titullit “Doctor Honoris Causa”, Prof. dr. Genci Çapit, ekspert në fushën e Robotikës dhe Inteligjencës Artificiale

Ceremonia solemne u zhvillua në sallën e konferencave “Teodor Laço” të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, ku të pranishëm ishin Senati Akademik, pedagogë, përfaqësues të pushtetit vendor e institucioneve, komuniteteve fetare, familjarë dhe miq të profesor Çapit, studentë dhe të ftuar të tjerë.

Takimin e hapi përgjegjësja e departamentit të Informatikës, dr. Blerina Çeliku e cila solli një përmbledhje të jetës profesionale dhe arritjeve akademike të profesor Çapit. Njëkohesisht, ajo u ndal edhe në disa nga bashkëpunimet më të suksesshme të tij me Universitetin ‘Fan S. Noli”.

Urime dhe vlerësime për profesor Çapin u përcollën në këtë takim edhe nga miq, bashkëpunëtorë e familjarë të tij, duke evidentuar njëkohësisht profesor Genci Çapin si mik, si bashkëpuntor si ekpert në fushën e robotikës e IA dhe njëkohesisht si një familjar shuymë i da Kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, z. Petrika Tollkuçi, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Niko Peleshi; kryetari i Bashkisë Korçë, z. Sotiraq Filo dhe motra e tij, znj. Klodi Çapi.

Në fjalën e tij, rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Lorenc Ekonomi ndër të tjera theksoi: “Përmes këtij vlerësimi për prof. dr. Genci Çapin, profesor në Universitetin Hosei të Tokios, ne dëshirojmë të sjellim më pranë Universitetit “Fan S. Noli” një përvojë akademike që vjen nga një prej mjediseve më të zhvilluara shkencore dhe teknologjike në botë siç është Japonia. Prof. Çapi është dëshmi e asaj që mund të arrijë dija shqiptare kur ajo gjen hapësirën për t`u zhvilluar, për t`u përballur me standardet ndërkombëtare dhe për të kontibuar në fusha që janë në qendër të zhvillimit të botës moderne.  Universiteti “Fan S. Noli” e sheh bashkëpunimin me profesore dhe studies të Diasporës Akademike si një mundësi të jashtëzakonshme për t’u dhënë studentëve tanë akses në eksperienca, njohuri dhe perspektiva ndërkombëtare, mundësuar me sukses së fundmi nga projektet e READ të mbështetura nga AADF”.

Më pas rektori i dorëzoi prof. Çapit titullin me këtë motivacion: “Për bashkëpunimin e ngushtë me Universitetin “Fan S. Noli”, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në universitet me një ekspertizë ndërkombëtare në inteligjenc artificiale dhe robotikë përmes projekteve READ, duke trajnuar studentët dhe stafin akademik në teknologjitë më të avancuara, çka është themelore në zhvillimin dhe përmirësimin e kurrikulave, si dhe në veprimtari të kërkimit shkencor në lidhje me teknologjitë bashkëkohore dhe sistemet inteligjente. Gjithashtu Prof. Genci Çapi ka mbështetur zhvillimin e infrastrukturës kërkimore dhe të projekteve bashkëpunuese ndërdisiplinore, duke forcuar kapacitetet akademike dhe potencialin inovativ të universitetit. Në shenjë mirënjohjeje nga stafi akademik, studentët dhe drejtuesit e Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë”.

Prof. Genci Çapi mbajti për të pranishmit një leksion për zhvillimet dhe arritjet e fundit të IA, ndërkohë shprehu falënderimet e tij më të sinqerta për këtë vlerësim që iu bë nga Universiteti “Fan S. Noli”. Një “Rikthim në shtëpi” do ta quante profesor Çapi këtë moment kaq të veçantë për të.

Prof. Dr. Genci Çapi ka ndërtuar një karrierë të suksesshme akademike dhe kërkimore prej më shumë se 25 vitesh në Japoni, duke kontribuar në formimin e brezave të studentëve dhe në zhvillimin e kërkimit shkencor në fushën e robotikës dhe Inteligjencës Artificiale. Pas përfundimit të doktoraturës në Universitetin Yamagata, ai ka ushtruar detyra akademike dhe kërkimore në institucione të njohura japoneze, ndërsa prej vitit 2016 është Profesor në Departamentin e Inxhinierisë Mekanike në Hosei University. Kërkimi i tij përqendrohet në robotikën inteligjente, ndërfaqet tru–makinë, navigimin e robotëve, robotët humanoidë, Machine Learning dhe Inteligjencën Artificiale të aplikuar, fusha në të cilat ka një veprimtari të gjerë botuese dhe shkencore. Krahas veprimtarisë akademike ndërkombëtare, Prof. Çapi ka ruajtur një lidhje të vazhdueshme me Shqipërinë, duke kontribuar në projekte akademike, kërkimore dhe në transferimin e ekspertizës së tij te studentët shqiptarë.

Previous Post
STUDENTËT E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” EKSPLOROJNË BOTËN E INTELIGJENCËS ARTIFICIALE, MATEMATIKËS DHE ROBOTIKËS NË SUMMER SCHOOL “SMART-AI”
Next Post
U PREZANTUA NË FEF PROJEKTI FITUES READ “KËRKIM I APLIKUAR PËR PËRKTHIMIN DHE MËSIMDHËNIEN E LETËRSISË ARBËRESHE TË SHKRUAR NË ITALISHT