VLERËSIMI I STATUSIT TË VAKSINIMIT DHE I PROFILIT SEROLOGJIK NDAJ HEPATITIT B TEK PUNONJËSIT E SHËNDETËSISË

AKKSHI – Projekte Kombëtare të Kërkimit dhe të Zhvillimit (PKKZH) 2026

Drejtues i projektit:  Dr. Zhinzela Qyli 

Departamenti i Infermierisë , Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Humane

Kohëzgjatja e projektit:  24 muaj

Përshkrimi i projektit:

Qëllimi i këtij projekti është të vlerësojë statusin e vaksinimit dhe profilin serologjik ndaj hepatitit B tek punonjësit e shëndetësisë.

Objektivat e projektit:

  1. Hartimi i pyetësorëve për mbledhjen e të dhënave demografike, profesionale dhe historikut të vaksinimit nga punonjësit e shëndetësisë që do të testohen.
  2. Mbledhja sistematike e të dhënave dhe mostrave biologjike nga punonjësit e shëndetësisë.
  3. Vlerësimi laboratorik i statusit të HBV përmes testeve serologjike (HBsAg, Anti-HBs dhe Anti-HBc).
  4. Përcaktimi i prevalencës dhe analizimi i lidhjes se statusit serologjik me faktorët demografikë/profesionalë/historikut të vaksinimit.
  5. Identifikimi i punonjësve të shëndetësisë që kanë nevojë për rivaksinim ose monitorim serologjik.
  6. Diseminimi i gjetjeve tek komuniteti profesional.
  7. Shpërndarja ndërkombëtare e rezultateve.
Previous Post
Rrjetëzimi i studimeve kadareane në Hapësirën Evropiane të Kërkimit
Next Post
Laborator i marketingut digjital dhe teknologjive inovative për kërkimin shkencor dhe mësimdhënie praktike