PËRMBYLLET ME PREZANTIMIN E REZULTATEVE PROJEKTI “TEKNOLOGJIA DHE ANALIZA E TË DHËNAVE NË KËRKIMIN SHKENCOR: APLIKIME NË SPSS, R DHE EVIEËS”, I FINANCUAR NGA TË ARDHURAT E UNIKO”

Në datën 30 shtator 2025 në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane u zhvillua një tryezë e rrumbullakët, e cila përmbylli veprimtaritë në kuadër të projektit “Teknologjia dhe analiza e të dhënave në kërkimin shkencor: Aplikime në SPSS, R dhe EVieës”, një projekt i financuar nga të ardhurat e Universitetit “Fan S. Noli”.

Në këtë takim u prezantuan rezultatet e projektit si dhe u diskutua mbi rëndësinë e përdorimit të mjeteve statistikore dhe ekonometrike në kërkimin shkencor, si dhe roli i ndërdisiplinaritetit në zhvillimin e studimeve bashkëkohore. Projekti synon të zgjerohet në të ardhmen duke ofruar jo vetëm trajnime por edhe shërbime mbështetëse në analizën e të dhënave për palë të treta, duke kontribuar në forcimin e vendimmarrjes në bizneset që kërkojnë analiza të sakta statistikore dhe ekonometrike.

Si produkt konkret i projektit, është hartuar një manual praktik, i cili ndodhet në bibliotekën e Universitetit, si edhe në Bibliotekën Publike të qytetit të Korçës dhe mund të përdoret nga studentë, pedagogë e studiues të interesuar.

 

 

Previous Post
UNIKO NDERON STAFIN-CERTIFIKATË MIRËNJOHJEJE PËR LABORANTEN E FAKULTETIT TË BUJQËSISË, ZNJ. FESKË HOXHA
Next Post
UNIKO në Aleancën UP University