Në Universitetin “Fan S. Noli” në kuadër të projektit BRIDGE u zhvillua një workshop me fokus ristrukturimin e Zyrave të Projekteve dhe hartimin e një strategjie afatgjatë për bashkëpunimet ndërkombëtare dhe sigurimin e fondeve.
Takimi u organizua nga AADF në bashkëpunim me Qendrën për Trajnim dhe Burime për Shoqërinë Civile – ANTTARC, si pjesë e mbështetjes së AADF për forcimin e kapaciteteve të arsimit të lartë në Shqipëri.













