Qershor 2025- U nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Universitetit “Fan S. Noli” me Universitetin e Tiranës dhe Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë.
Ndër pikat kryesore të kornizës për bashkëpunim, janë programet e përbashkëta të studimit, si: diploma të përbashkëta ose të dyfishta dhe udhëheqje doktoraturash të përbashkëta.
Gjithashtu, në kuadër të këtij bashkëpunimi janë parashikuar edhe shkëmbim të personelit akademik dhe/ose administrativ, shkëmbim i studentëve për semestra studimi dhe punësimi; bashkëpunim në aktivitete të përbashkëta kërkimore, aplikime në projekte dhe publikime; pjesëmarrja në seminare, konferenca, evente dhe takime akademike; shkëmbim të leteraturës shkencore, organizim të shkollave verore/dimërore; aktivitetete në ndërtimin e kapaciteteve etj.








