Në datën 29 prill 2025, studentët e Universitetit “Fan S. Noli” morën pjesë në Turneun Universitar, Tiranë 2025, ku studentët më të mirë u përballën në fushë në disiplinat: volejboll, basketboll dhe futsall. UNIKO mori pjesë në këtë turne me ekipet e basketbollit dhe voljebollit për vajza dhe djem dhe me ekipin e vajzave për futsall. Siç u shprehën organizatorët këto janë përvoja sportive të jashtëzakonshme për studentët nga e gjithë Shqipëria. Ata përcollën falënderime për të gjithë pjesëmarrësit.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar, z. Besnik Veliu gjatë ceremonisë zyrtare tha ndër të tjera: “Bashkë po ndërtojmë një traditë sportive që bashkon të rinjtë dhe universitetet në frymën e garës së ndershme dhe pasionit për sportin”!
1200 studentë nga 30 universitete të Shqipërisë, u bënë pjesë e këtij Turneu që rrezatoi energji, pasion dhe frymëzim.



