Me trishtim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të prof. dr. Fatmir Memaj, një pedagog i nderuar dhe një bashkëpunëtor i çmuar i Universitetit “Fan S. Noli”.
Prof. Memaj ka dhënë një kontribut të vyer në jetën akadamike dhe institucionale të Universitetit tonë si anëtar i Këshillit të Profesorëve dhe së fundmi anëtar i Bordit të Administrimit. Me përkushtimin, integritetin dhe profesionalizmin e tij, ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin strategjik të universitetit.
Në emër të stafit akademik, administrativ dhe studentëve, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të.
Kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë dhe vlerave tona.




