Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

STUDENTËT E UNIKO ZHVILLUAN NJË VEPRIMTARI NDËRGJEGJËSUESE NË DITËN NDËRKOMBËTARE TË TOKËS, DUKE PASTRUAR NGA MBETURINAT ZONËN E MBROJTUR TË BREDHIT TË DRENOVËS

Në datën 22 prill 2021, studentët e UNIKO ndërmorën një veprimtari ndërgjegjësuese në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, duke pastruar territorin në Bredhin e Drenovës. Veprimtarisë, iu bashkuan pedagogë, studentë dhe Alumni të departamentit të Shkencave Sociale dhe atij të Biologji-Kimisë të Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, si dhe me bashkëpunimin e Agjencisë së Administrimit të Zonave të Mbrojtura, Korçë dhe shoqatës “Korça- Alpin”. Gjatë kësaj veprimtarie u përcollën mesazhe ndërgjegjësuese, se çdo ditë duhet të jetë dita e tokës dhe të gjithë duhet të jenë të përgjegjshëm për ta mbrojtur dhe ruajtur atë. Drejtori i ADZM, Korçë, z. Iljon Thanas i njohu studentët me bimësinë e shumëllojshme që popullon këtë zonë të bukur, e cila kap një sipërfaqe prej rreth 1300 ha, duke u ndalur në sfidat institucionale për mbrojtjen e mjedisit. Më pas, pedagogu, dr. Eriseld Kalemaj tha se kjo veprimtari erdhi si një angazhim vullnetar për pastrimin e zonës së mbrojtur të Bredhit të Drenovës, ndërsa theksoi nevojën e një etike mjedisore. Zv. dekani i FSHNH, phd. Jordan Jorgji, si pedagog i shkencave politike, u ndal në politikat e BE-së për mbrojtjen e mjedisit, ndërsa përgjegjësja e departamentit të Biologji-Kimisë, dr. Desareda Mero solli të dhëna interesante për tokën, florën dhe faunën. Në të gjitha këto diskutime u përcollën mesazhe se, kontributin për mbrojtjen e tokës gjithsecili duhet ta fillojë nga vetja. Pas pastrimit, studentë e pedagogë shijuan edhe një ecje të këndshme në peizazhin e bukur që ofron Bredhi i Drenovës.

Leave a Reply

sqAlbanian