Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“FUTBOLLI PËR BAMIRËSI”-VEPRIMTARI E ORGANIZUAR NGA UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” DHE PREFEKTURA E QARKUT, KORÇË

Në datën 17 qershor 2022, Shoqata Sportive Studentore e Universitetit “Fan S. Noli” në bashkëpunim me Prefekturën e Qarkut, Korçë zhvilluan një ndeshje futbolli për bamirësi midis ekipit të Universitetit “Fan S. Noli” dhe ekipit të futbollit “KF Devolli”, në stadiumin Skënderbeu të qytetit të Korçës,

Të ardhurat do të shkojnë për MEDPAK (Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara).

Veprimtarinë e përshëndeti zëvendësrektori për mësimin, dr. Arto Adili, prefekti i Qarkut, z. Nertil Jole dhe kryetarja e MEDPAK, Korçë, znj. Eleni Kotelli.

Mbështetjen e qytetarëve e tregoi pjesëmarrja e tyre në këtë veprimtari, duke mbështetur e përkrahur njëkohësisht kauzën për të cilën ajo u zhvillua.

Leave a Reply

en_USEnglish