QENDRA E INOVACIONIT (INNOV8)

Ky projekt konsiston në ngritjen e infrastrukturës mbështetëse të inovacionit për zbatimin e njohurive praktike në teknologji me anë të projekteve Start-Up dhe NVM në zonat ndërkufitare ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë. Qëllimi kryesor i veprimtarisë së propozuar është të ndihmojë në krijimin e ekosistemit inovativ në zonën ndërkufitare për Start-Up dhe NVM-të, në kuadër të kontekstit ekzistues arsimor dhe bizneseve, duke u nisur nga:

1. Fuqizimi i kapaciteteve të aktorëve kryesorë në zhvillimin e konkurrencës dhe njohjes në zonat e BNK (Bashkëpunimit Ndërkufitar).

2. Rritja e bashkëpunimit ndërsektorial midis NVM-ve dhe Start-Up-eve duke u fokusuar në plotësimin dhe shfrytëzimin e mundësive aktuale dhe të ardhshme të biznesit për sipërmarrjet e përbashkëta dhe ofrimin e shërbimit shumëvjeçar.

3. Integrimi i ekosistemit të inovacionit nga zonat kombëtare në ato të BNK.

Ky projekt do të zgjasë 28 muaj nga 01/01/2018 - 30/04/2021 dhe do të implementohet nga organizatat përkatëse si më poshtë:

 

Grupet e synuara të projektit përfshijnë: universitete, qendra kërkimore, institucione arsimore si nivele të para; Start-Up-et në zonat BNK si nivele të dyta të grupeve të synuara; dhe autoritetet rajonale, bashkitë e zonës ku do të zbatohet ky projekt, dhomat e tregtisë dhe përfaqësuesit e biznesit lokal. Grupi i fundit konsiderohet si niveli i tretë i grupeve të synuara.

Ky projekt financohet nga Komisioni Evropian i përfaqësuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.


VEPRIMTARI

 

SHPALLEN PROJEKTET FITUESE NË KUADËR TË PROJEKTIT “INNOVATION ECO-SYSTEM IN THE CBC AREA (CBCINNOV8)”

Në datën 19 shtator 2019, në Qendrën e Inovacionit pranë UNIKO u zhvillua një takim për vlerësimin e projektpropozimeve të hartuara nga studentët dhe të rinjtë e rajonit të Korçës, në kuadër të projektit “Innovation eco-system in the CBC area”. Anëtarët e grupit të punës, të përbërë nga përfaqësues të UNIKO, bashkisë së Korçës, AKKSHI, EuroPartner Development Albania dhe Qendra e Inovacionit pranë UNIKO, vlerësuan në mënyrë individuale të 11-të projekpropozimet pjesëmarrëse, mbi bazën e inovacionit që projekti sjell dhe impaktin që do të ketë për komunitetin, si dhe mbi kritere të tjera të përcaktuara në udhëzues. Në fund të procesit rezultuan fituese këto projekte: “Lions Club Pogradec”, “Foodbania”, “Greentest”, “Eat Healthy”, “Automatization of Greenhouses”.

Faza tjetër e këtij projekti parashikon fillimin e punës së këtyre start-up-ve dhe zbatimin e tyre për një periudhë kohe tre mujore, në zonat ku janë parashikuar.

   

Ditën e hënë, datë 30/09/2019 u zhvillua trajnimi me temë “Training on Innovation with start-ups”

Trajnimi u zhvillua pranë Qendrës së Inovacionit, ku pjesëmarrës ishin të rinj që nga qyteti i Korçës dhe Universitetit “Fan S. Noli”, që u përkisnin fushave të ndryshme të studimit. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga projekti EuroPartner Development, nga të cilët edhe ekspertja e trajnimeve pranë këtij projekti, znj. Emanuela Meçe që udhëhoqi trajnimin. Dy çështjet kryesore që u trajtuan ishin “Inovacioni, benfitet dhe menaxhimi i tij” dhe “Llojet e inovacionit dhe ndikimi i tyre”. Këto dy çështje sollën diskutime e pyetje nga të pranishmit, përmes të cilave u arrit në konkluzione të përgjithshme rreth temës kryesore të këtj trajnimi.

   

Veprimtari promovuese 1 & 2

Ditën e enjte, datë 25/04/2019 dhe ditën e premte, datë 26/04/2019 u zhvilluan dy aktivitete promovuese rreth Qendrës së Inovacionit. Aktivitetet u zhvilluan me grupe të vogla, pasi ato do të organizohen edhe javës në vazhdim, me qëllim që vëmendja dhe përqëndrimi i pjesëmarrësve të jetë në nivelin e duhur. Studentët, të diplomuarit dhe të rinj të tjera nga Rajoni i Korçës u njoftuan paraprakisht për këto aktivitete informuese, nëpërjmet medias lokale dhe lajmërimeve të publikuara nga faqja në Facebook e Qendrës së Inovacionit.

Gjatë të dyja ditëve të aktivitetit, pjsëmarja ishte e kënaqshme, ashtu siç rezultoi të ishte edhe interesi i pjesëmarrësve. Gjatë aktivitetit pati pyetje dhe diskutime, çka krijoi më pas një bashkëbisedim të hapur rreth projekteve dhe ideve të cilat studentët dhe të interesuarit ndanë me të tjerët.

Disa prej studentëve aktivë pranë Universitetit “Fan S. Noli” hodhën idenë e tyre për të filluar nga puna dhe për të vazhduar me projektimin deri në propozimin e saj. Idetë ishin nga më të ndryshmet, duke u fokusuar kryesisht tek risitë që do të sillnin përkrah asaj që ata do të projektonin.

Pas mbylljes së aktivitetit, të interesuarit u mirëpritën pranë zyrës së Qendrës së Inofrmacionit për të diskutuar më tej për detaje të tjera lidhur me idetë e tyre konkrete.

   


Veprimtari promovuese 3

Ditën e premte datë 03/05/2019 u zhvillua aktiviteti i tretë promovues rreth Qendrës së Inovacionit në qytetin e Korçës. Edhe për këtë “info-day” studentët aktivë pranë univesitetit “Fan S. Noli”, por edhe të tjerë të rinj nga rajoni i Korçës u informuan nëpërmjet rrjeteve sociale të Qendrës së Inovacionit.

Ditën e premte, aktiviteti u zhvillua me studentë nga Fakulteti i Ekonomisë, përfshirë departamentet përkatëse të fakultetit. Prezantimi dhe përcjellja e informacionit u krye më anë të punimit të përgatitur në Power Point, ashtu si edhe me aktivitetet e tjera paraardhëse. Studentët treguan interesin e tyre nëpërmjet pyetjeve dhe diskutimeve gjatë aktivitetit, por edhe më pas.

Të interesuarit u mirëpritën pranë zyrës së Qendrës së Inovacionit për të folur mbi detaje të tjera të nevojshme.

   


 

Veprimtari promovuese 4

Ditën e martë, datë 14 Maj 2019, u zhvillua aktiviteti i katërt promovues rreth Qendrës së Inovacionit në Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës. Ky aktivitet u organizua me pjesëmarrjen e studentëve të Fakultetit të Bujqësisë dhe jo vetëm. Të rinj të tjerë, të dimplomuar nga universiteti i Korçës, morrën pjesë dhe treguan interesin e tyre rreth prezantimit të objektivave të Qendrës së Inivacionit. Ata shpalosën idetë e tyre dhe diskutuan mbi to, ngritën pyetje për te cilat morrën edhe përgjigjet përkatëse për të pasur një informacion të saktë rreth projektit dhe paktetës së sub-grantit.

Forma e aplikimit u sqarua e detajuar për pjesëmarrësit në në mënyrë që aplikimet të përfshijnë projekte të strukturuara mirë. Gjithashtu, ajo që u vu re ishin idetë inovative të studentëve, që paraparkisht ishin duke projektuar diçka dhe ishin të gatshëm ta përpilonin idenë e tyre në formën e projekti të mirëfilltë.

Pas përfundimit të aktivitetit, të interesuarit u mirëpritën tek Qendra e Inovacionit për të folur mbi detaje të tjera të nevojshme për ta.

Aktiviteti u zhvillua në një nga ambientet e Fakultetit të Bujqësisë të Universitetit “Fan S. Noli”.

 


 

Veprimtari promovuese 5

Ditën e enjte, datë 20 qershor 2019, u zhvillua nje sesion informues rreth Qendrës së Inovacionit në Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës. Ky aktivitet u organizua me pjesëmarrjen e studentëve të Fakultetit të Shkencave Humane dhe Natyrore dhe të rinjve nga rajoni i Korçës. Ata treguan interesin e tyre rreth prezantimit të objektivave të Qendrës së Inovacionit dhe lancimit të paketës së sub-grantit. Ata shpalosën idetë e tyre dhe diskutuan mbi to, ngritën pyetje për te cilat morën edhe përgjigjet përkatëse për të pasur një informacion të saktë rreth projektit dhe paktetës së sub-grantit.

Gjatë bashkëbisdimit, të interesuarit patën nevojë për sqarime në lidhje me udhëzuesin e grantit dhe pasi gjthçka u sqarua në mënyrë të detajuar për pjesëmarrësit, u dikutua edhe mbi formularin dhe procesin e aplikimit.

Pas përfundimit të aktivitetit, të interesuarit shprehen gadishmërinë për të filluar punën me planin e projektit për të cilin ata do të aplikojnë.

Aktiviteti u zhvillua në një nga ambientet e Qendrës së Inovacionit, pranë Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë.

 


VIDEO

https://www.youtube.com/watch?v=Pwb_bdEc4Qw&fbclid=IwAR3e-8g4o2BIvVXRLsk38Beh2Sw_HmmP_RVPPEruzQPKrvlDlSfK7iBcLd8

https://www.youtube.com/watch?v=qdJF-yrY59Q&feature=youtu.be&fbclid=IwAR31ms4cc93ckactgjvPU4BDBvm0fYq3FKZqY1Dfom8VGkf324LAAm3scnM

https://www.youtube.com/watch?v=fKqDZlG07sI&t=21s&fbclid=IwAR2T5M1nwBctS6A8zL4iJ-4psZO_wMntAuqSDjvznqtcnLYFnMBpv3ugI-A


KONTAKT

Erjona Asabella
Email: erjonaasabella@gmail.com

Godina e Rektoratit, Zyra nr. 030
Universiteti "Fan S. Noli", Korçë, Albania

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com